E enjte, 21 Gusht 2014
PRISHTINË – Përfundoi seanca në Gjykatën Kushtetuese ku përfaqësuesit e PDK-së, LDK-AAK-NISMA-s dhe Vetëvendosjes paraqitën argumentet e tyre.
Në Gjykatën Kushtetuese u zhvillua seanca dëgjimore, sipas kërkesës së dorëzuar nga PDK-ja e cila konteston seancën konstituive të 17 korrikut dhe votimin e Isa Mustafës për kryetar të Kuvendit. Argumentet në emër të PDK-së i paraqiti Arsim Bajrami, i cili paraprakisht theksoi se PDK-ja do ta respektojë çfarëdo vendimi që do të marrë Gjykata Kushtetuese lidhur me këtë rast.
Bajrami theksoi se ka pasur vazhdimisht shkelje edhe në seancën konstituive por edhe në mbledhjen përgatitore nga ish Kryesia dhe nga ish kryetari i Kuvendit.
Etiketa: Gjykata Kushtetuese, Kosovë