E mërkurë, 8 Gusht 2018
Prizren – Ministri i Turizmit dhe Mjedisit të Shqipërisë, Blendi Klosi do të vizitojë nesër Prizrenin.
Gjatë kësaj vizite, ai do të ketë takime me ministrin e Tregtisë dhe Industrisë të Kosovës Bajram Hasani, kryetarin e Prizrenit Mytaher Haskuka, drejtues të Festivalit DokuFest dhe operatorë turistikë e organizata të kulturës që veprojnë në Kosovë.
Vizita e ministrit shqiptar është vazhdimësi e përpjekjeve të përbashkëta për nxitjen e bashkëpunimit turistik mes Shqipërisë dhe Kosovës, thuhet në njoftimin e dërguar nga Ministria e Turizmit të Shqipërisë.
Etiketa: Bajram Hasani, Blendi Klosi, dokufest, Mytaher Haskuka, Prizren