Nipi plagosi dajën në Podujevë, dyshohet për borxh (VIDEO)


E enjte, 2 Korrik 2026
Nipi plagosi dajën në Podujevë, dyshohet për borxh (VIDEO)

E shkrepi derisa nuk pati më asnjë plumb. Me armë bosh nipi vazhdoi ta godas dajën pa ndalë, derisa erdhi polici civil dhe neutralizoi gjithçka.

Të shtrirë në mes të sheshit të Podujevës mbetën katër të plagosur nga plumbat që u gjuajtën, mes tyre edhe një kalimtar i cili s’pati lidhje me rastin, që siç iu tha Klanit nga burime jozyrtare ndodhi për shkak të një borxhi financiar që daja ia pati nipit që jeton jashtë Kosovës.

Skenën si në filma e panë jo pak qytetarë. Kush kë e gjuajti, e çka mbet në vendngjarje u hetua deri në detaje e edhe u shënua. Perimetri i sigurisë po ashtu u zgjerua. Në anën tjetër zyrtarët policorë shtoheshin, përfshirë ata me armë të gjata, raporton Klan Kosova.

Edhe emergjenca u mbush plotë me policë e mjekë, që po merreshin me katër të plagosurit të cilët siç u tha kanë gjendje stabile, por të rëndë.

Ndërkohë, tre të përfshirët direkt në rast, dy nga familja Zejnullahu dhe një nga ajo Xhemaji po hetohen për kryerjen e veprës penale  “Vrasja e rëndë në tentativë” dhe pasi të marrin trajtimin mjekësor do të intervistohen për këtë punë.

Për më shumë, ndiqeni kronikën e Klan Kosova:


Burimi: klankosova

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit