Një dekadë gënjeshtra për liberalizimin e vizave


E mërkurë, 14 Nëntor 2018

PRISHTINË – Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu në një prononcim për gazetën “Bota sot” ka thënë se fajtor kryesor për mos liberalizmi të vizave është qeveria aktuale dhe qeveritë e kaluara.

Sipas saj, liberalizmi i vizave nuk vij tek njerëzit të cilët janë përgjegjës për të bërat qoftë në aspektin ekonomik qoftë në atë politik ,edhe për krimin e organizuar e korrupsioni.

“Ne e kemi thënë që përgjegjës për mungesën e lëvizjes së lirë për qytetarët janë vetë qeveria, qoftë kjo aktuale por edhe qeveritë e kaluar, nëse ju kujtohet para disa viteve gjegjësisht 8 apo 10 vite Hashim Thaçi ka qenë kryeministër dhe ai ne atë kohe pate thënë se liberalizimi i vizave do të ndodhë shumë shpejt, tash jemi 10 vite pas , dhe qytetarët ende nuk lëvizin lirshëm. Prandaj qytetarët nuk duhet të mbesin peng i politikanëve të korruptuar, ata meritojnë liberalizim por që liberalizmi i vizave nuk vij tek njerëzit të cilët janë përgjegjës për të bërat qoftë në aspektin ekonomik qoftë në atë politik ,edhe për krimin e organizuar e korrupsioni” ka thënë ajo.

Haxhiu ka nënvizuar se qytetarët e meritojnë liberalizimin e vizave

“Ata fillimisht akuzonin Lëvizjen Vetëvendosje pse qytetarët nuk po lëvizin lirshëm, pastaj akuzojnë Bashkimin Evropian. Të vetmit përgjegjës janë qeveri aktual dhe qeveritë e kaluara dhe është e padrejtë që qytetarët e Kosovës i kanë mashtruar me vite për liberalizim të viza, ne nuk mendojmë se me këta njerëz ndodhë liberalizimi i vizave e aq më pak këtë vit edhe pse konsiderojë se kjo është një e drejtë që e meritojnë qytetarët e Kosovës” ka përfunduar deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu.

Etiketa: , , ,
Të fundit