Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Një “mision i pamundur” për Merkelin

Prizren Post | 11:48 - 19.06.2018

Berlin – Angela Merkel arriti të fitojë kohë, duke e kapërcyer për momentin krizën që rrezikon të shembë koalicionin e saj qeverisës.

“Shpëtimi i Kancelares tani është në Europë – thonë ekspertët, – ku do t’i duhet të impenjojë europianët në një politikë të përbashkët ndaj refugjatëve”.

Kështu dëshiron CSU-ja. Përndryshe, ministri i Brendshëm Horst Seehofer planifikon ta mbyllë kufirin gjerman për një grup të madh emigrantësh. Ky është shantazh! Kancelarja duhet të ofrojë tani rezultate.

Partia simotër i ka dhënë shefes së ekzekutivit gjerman 14 ditë kohë për ta zgjidhur ngërçin në nivelin e BE-së.

Ironia e madhe është se, që të shpëtojë trashëgiminë e vet politike, postin si Kancelare, por edhe vet unitetin e bllokut, Merkelit do t’i nevojitet më shumë se kurrë ndihma e qeverive të tjera europiane, e sidomos atyre të lidhura më së shumti me debatin e emigracionit: Greqisë, Italisë dhe Austrisë.

Me këto vende, Kancelarja po synon të lidhë marrëveshje dypalëshe, që ato të pranojnë të marrin pas azilkërkuesit që vërshojnë drejt Gjermanisë. Seehofer u shpreh një ditë më parë se është gati të presë fundin e qershorit për një zgjidhje europiane për këtë çështje.

Nëse deri atëherë nuk do të arrihen marrëveshje me partnerët e BE-së, nga ai moment do të nisin dëbimet masive të emigrantëve në kufijtë gjermanë, njofton TCH.


Etiketa:
Arivisti Company