Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Nuk ka ndryshim Ligji, dritat mbani ndezur gjatë vozitjes!

Astrit Shehu | 18:46 - 04.08.2015

Në Kosovë nuk ka ndryshim të Ligjit mbi komunikacionin rrugor. Prandaj gjatë vozitjes dritat në automjet duhet t’i mbani ndezur.

Në media gjatë ditës është shpërndarë një lajm se me propozimin për ndryshim të ligjit për siguri në komunikacion dhe harmonizimin e ligjit me rregullativat e Bashkimit Evropian largohet rregulli që detyron vozitësit të ndezin dritat gjatë ditës. Por, ky lajm nuk vlen ende nuk vlen në Kosovë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani tha për lajmi.net se në Kosovë nuk vlen kjo, sepse duhet të ketë ndryshim Ligji ose vendim për këtë.


Etiketa:
Arivisti Company