Opozita do ta pengojë fjalimin vjetor të presidentes Jahjaga në Kuvend


E martë, 8 Dhjetor 2015

Prishtinë – Fjalimi vjetor i presidentes Atifete Jahjaga i paralajmëruar për 17 dhjetor në Kuvendin e Kosovës, do të pengohet nga opozita. Këtë e kanë thënë përfaqësues të opozitës.
Muharrem Nitaj nga AAK, tha për lajmi.net se qëndrimet e opozitës janë të qarta dhe asgjë nuk ka ndryshuar.


“Asgjë nuk ka ndryshuar në qëndrimin e opozitës”, ka thënë Nitaj.
Mirëpo se do të jenë të pranishëm, sikurse në çdo seancë tjetër e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje Frashër Krasniqi.

Ai për lajmi.net, tha se do të jenë pjesëmarrës në cilëndo seancë, përfshirë edhe fjalimin e Presidentes, por duke iu referuar qëndrimeve të tyre të vazhdueshme, pra pengimin e mbjatjes së seancave.

Ndërsa, për mbajtjen e fjalimit të Presidentës më datë 17 dhjetor u vendos sot nga Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e përbashkët me kryetarët e grupeve parlamentare, të drejtuar nga kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli. Kësaj seancë do t’i paraprijë ajo e së hënës së ardhshme, e cila do të jetë seancë plenare. /lajmi/

Etiketa: , ,
Të fundit