Osmani: Kosova po bëhet një qendër teknologjike në rritje


E premte, 17 Nëntor 2023

LISBONË – Presidentja e vendit, Vjosa Osmani dhe një ekip nga Kosova po marrin pjesë në konferencën më të madhe të teknologjisë në botë Web Summit që po mbahet në Lisbonë të Portugalisë.

E para e shtetit para një audience në Lisbonë ritheksoi se sektori i lulëzuar i TIK-ut është një dëshmi e potencialit të Kosovës si destinacion kryesor për investime dhe bashkëpunim ndërkombëtar.

“Me popullsinë më të re të Evropës, me njohuri teknologjike, shumëgjuhëshe dhe me kostot më konkurruese të punës, Kosova po bëhet një qendër teknologjike në rritje.

Sektori ynë i lulëzuar i TIK-ut është një dëshmi e potencialit të Kosovës si destinacion kryesor për investime dhe bashkëpunim ndërkombëtar”, thekson Osmani.

Etiketa: ,
Të fundit