Shkyçen disa borxhlinj të ujit në fshatrat e Prizrenit


E diel, 18 Tetor 2026
Shkyçen disa borxhlinj të ujit në fshatrat e Prizrenit

KRU “Gjakova” njoftoi se ka vazhduar aksionet e kontrollit dhe shkyçjes së konsumatorëve që nuk i kanë shlyer obligimet financiare ndaj kompanisë, të cilat i furnizon në fshatrat e Komunës së Prizrenit.

Në mesin e borxhlinjve të evidentuar në Prizren, shumat e disa konsumatorëve tejkalojnë 3,000 euro.

KRU-ja thotë se pikërisht këta konsumatorë janë shkyçur nga rrjeti i ujësjellësit.

“KRU “Gjakova” njofton se do t’i vazhdojë aksionet edhe në ditët në vijim, me qëllim të rritjes së pagesave dhe përmbushjes së obligimeve nga ana e konsumatorëve. /Gazeta e Prizrenit


Burimi: gazetaeprizrenit

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit