Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Panamaja e lehtë për Belgjikën, Mertens shënon supergol [video]

Prizren Post | 23:24 - 18.06.2018

Belgjika ka vuajtur vetëm 45 minuta për të thyer Panamanë debutuese në Botëror, ndërsa në pjesën e dytë ka arritur t’i shënojë 3 gola.

Belgjika është një nga skuadrat pretendente në këtë Botëror dhe ndaj një kundërshtari debutues nuk e ka pasur të vështirë të marrë 3 pikët e para edhe duke mos harxhuar shumë energji.

I pari që realizoi ishte Mertens, i cili e dërgoi topin në rrjetë pas një goditje fantastike, duke mos i lënë asnjë shans portierit.

Ndërkohë, më pas ishte Romelu Lukaku, sulmuesi kryesor i belgëve, i cili realizoi dy golat e tjerë të këtij takimi.

Pavarësisht fitores, për Belgjikët do të jetë një luftë e vërtetë për të marrë vendin e parë në këtë grup, duke qenë se ka si kundërshtar Anglinë, e cila do të luajë në mbrëmje ndeshjen e parë ndaj Tunizisë.


Etiketa:
Arivisti Company