Parandalohet kontrabandimi i një sasie barnash


E martë, 11 Gusht 2015

Oficerët doganor pas ndjekjes kanë arritur të parandalojnë një automjet i cili ishte i ngarkuar me barna të kontrabanduara nga Serbia.

Gjatë patrullimit të njësive anti kontrabandë në regjionin e Mitrovicës është hasur në një automjet të dyshuar për kontrabandë prandaj edhe oficerët kanë provuar ta ndalin për kontroll por drejtuesi i automjetit ka devijuar rrugën dhe ka vazhduar në drejtim të kundërt. Pasi nuk ka zbatuar urdhërat, oficerët doganor kanë filluar ndjekjen ku edhe Policia e Kosovës ka ardhur në asistencë dhe është arritur të bëhet ndalja dhe kontrollimi i automjetit.

Pas kontrollës detale të veturës në bagazh janë gjetur mallra të kontrabanduar, prodhime farmaceutike (barëra te llojeve te ndryshme). Vlen të cekët se makina ishte ma targa të Kosovës si dhe drejtuesi ishte shtetas Kosovar.
Malli është konfiskuar dhe lidhur me rastin ne fjale është iniciuar kundërvajtje doganore, po ashtu edhe vetura është ndaluar, thuhe në njoftim./RTK/

Etiketa: ,