Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Pas kualifikimit në Champions, Liverpooli është gati për goditjen e parë (Foto)

Prizren Post | 13:59 - 22.05.2017

Sipas asaj që raporton “The Mirror”, Liverpooli është gati të mposht konkurrencën e Everton dhe Tottenham për sulmuesin e ri të Leicester City, Demarai Gray.

Besohet se 20 vjeçari ka klauzolë 12 milionë funte dhe “Të Kuqtë” janë duke bërë të pamundurën për ta transferuar atë në “Anfield”.

Klopp e pëlqen shumë të riun e Leicester, i cili mendon se mund t’i japë diçka më shumë skuadrës së tij sezonin e ardhshëm, që kërkon të forcojë edhe stolin, pasi do të luajnë edhe në Ligën e Kampionëve.

Sulmuesi i ri anglez ka bërë 38 paraqitje për Leicesterin këtë sezon, duke shënuar dy gola.


Etiketa:
Arivisti Company