Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Pas lënies 10 mln dollarë garanci, Gjykata kanadeze liron me kusht drejtuesen e Huawei-t

Prizren Post | 06:49 - 12.12.2018

VANCOUVER – Zyrtarja më e lartë financiare e gjigantit kinez të telefonave Huawei, është liruar me kusht nga një gjykatë kanadeze.

Meng Wanzhou, vajza e themeluesit të Huawei, mund të ekstradohet në SHBA për t’u përballur me akuzat për mashtrim, lidhur me shkeljen e pretenduar të sanksioneve ndaj Iranit.

Një gjyqtar në Vankuver ka vendosur lirimin me kusht, kundrejt një garancie pasurore prej 10 milionë dollarësh kanadezë, 7 prej të cilave para kesh.

Meng u arrestua në Vankuver më 1 dhjetor ndërsa paraburgimi i saj ka zemëruar ndjeshëm Kinën, e cila kishte kërcënuar se do të përshkallëzonte luftën ekonomike me ShBA-të.

Gjatë 3 ditëve të fundit, avokatët e Meng në Vancouver u përpoqën të japin garancitë e duhura se ajo nuk do të largohej nga Kanadaja, në pritje të procesit.

Gjithsesi prokurorët kanadezë u shprehën kundër lirimit me kusht të zyrtares së Huawei, ndërsa vetë kjo e fundit nuk pranoi se ak bërë keq dhe theksoi se do të luftojë për të rrëzuar akuzat.


Etiketa:
Arivisti Company