Pasagjeri nxori gjysmën e trupit nga vetura, shoferi gjobitet me 150 euro


E martë, 18 Gusht 2026
Pasagjeri nxori gjysmën e trupit nga vetura, shoferi gjobitet me 150 euro

Një shofer është gjobitur me 150 euro dhe një pikë negative, pasi lejoi një pasagjer të nxirrte trupin jashtë automjetit gjatë qarkullimit.

Rasti është raportuar nga qytetarët përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë”, ndërsa Policia Rajonale në Prizren ka pranuar njoftimin më 15 gusht.

Sipas Policisë, në pamjet e raportuara shihet një person duke dalë përmes xhamit të kulmit të automjetit, në rrugën “Brigada 123” në Suharekë, transmeton Klankosova.tv.

Pas veprimeve të ndërmarra, më 18 gusht policia ka identifikuar kundërvajtësin dhe ndaj tij ka shqiptuar masën përkatëse.

Policia e Kosovës ka apeluar te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë rregullat e trafikut dhe të shmangin sjelljet e rrezikshme, me qëllim të ruajtjes së jetës dhe sigurisë në komunikacion.


Burimi: klankosova

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit