E hënë, 13 Prill 2026

Kujtesa funksionon në tre faza me rajone të ndryshme të trurit që kontribuojnë në secilën prej tyre. Kujtesa shqisore regjistron informacione të papërpunuara si pamje dhe tinguj që zgjasin vetëm milisekonda dhe përpunohen nga kortekset kryesore shqisore.
Kujtesa punuese ose afatshkurtër mban një sasi të vogël informacioni gjatë disa sekondave dhe shërben si hapësira mendore e punës ku përfshihet korteksi paraballor për vëmendjen dhe arsyetimin.
Ndërsa kujtesa afatgjatë ruan informacionin në mënyrë më të përhershme, ku hipokampusi dhe lobet temporale merren me faktet dhe ngjarjet, ndërsa amigdala dhe truri i vogël përpunojnë kujtimet emocionale apo procedurale.
Psikologu George Miller thotë që ne mund të mbajmë vetëm rreth shtatë njësi informacioni në çdo kohë. Ky kufizim ndikon drejtpërdrejt në efektivitetin e mësimit. Por përmes strategjive të duhura shkencore, ne mund ta bëjmë procesin e ruajtjes së informacionit shumë më efikas dhe të qëndrueshëm në kohë.
Telefonat inteligjentë zvogëlojnë kapacitetin e kujtesës suaj të punës. Edhe vetëm prania e tyre pranë, qoftë edhe përmbys apo në heshtje, konsumon burime mendore pasi një pjesë e trurit vazhdon ta monitorojë atë.
Rezistenca ndaj dëshirës për të kontrolluar njoftimet krijon një dukuri që quhet “arratisje e trurit”. Zgjidhja është e thjeshtë: largimi i tij i përkohshëm nga shikimi çliron vërtet kapacitetin tuaj mendor për detyrën që keni në dorë.
Stresi dhe ankthi zënë një hapësirë të çmuar në mendje. Kur shqetësoheni, një pjesë e kujtesës suaj të punës është tashmë në përdorim. Teknikat e frymëmarrjes si “psherëtima ciklike” – frymëmarrje e thellë me hundë, dhe një frymëmarrje e dytë më e shkurtër dhe nxjerrje e ngadaltë me gojë – mund të qetësojnë sistemin nervor brenda pesë minutave, duke krijuar kushte ideale për përqendrim.
Gjithkush mund ta zgjerojë kujtesën përmes teknikës “chunking”, grupimit të informacionit në njësi kuptimplota. Nëse po bëni një prezantim dikur, në vend të shumë pikave të shpërndara, grupojini ato në tre ose katër tema kryesore. Duke e organizuar informacionin në modele logjike, e zvogëloni ngarkesën njohëse dhe e bëni atë më të paharrueshme për audiencën dhe veten tuaj.
Psikologu Hermann Ebbinghaus, tregoi se ne humbasim afërsisht gjysmën e informacionit të ri brenda 30 minutash. Për ta luftuar këtë “kurbë të harresës”, përdorni praktikën e rikuperimit. Në vend që të rilexoni shënimet, testoni veten me karta mësimore ose shpjegojeni materialin me zë të lartë. Kjo forcon rrugët e hyrjes në informacion dhe krijon lidhje më të forta sinjalizuese në tru.
Studimet tregojnë se kujtesa është më efektive kur seancat e studimit shpërndahen në kohë në vend që të grumbullohen të gjitha menjëherë. Pushimi lejon konsolidimin e informacionit në kujtesën afatgjatë.
Një rregull i mirë është të krijoni hapësira pushimi që zënë dhjetë deri në njëzet për qind të kohës së mbetur deri në afatin tuaj. Kujtesa nuk ka të bëjë vetëm me inteligjencën, por mbi të gjitha me strategjinë e duhur. /tesheshi.com/
Burimi: tesheshi
