Pesë opsione amerikane për ndërhyrje në Siri


E martë, 23 Korrik 2013

Washington, 23 korrik – Kreu i ushtrisë amerikane ka rrëfyer për kongresin mundësitë dhe koston që do të bartte ndërhyrja ushtarake në Siri.

Në një letër, e cila u publikua të hënën mbrëma, sipas orës lokale, komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Amerikane Gjenerali Martin Dempsey, ka nënvizuar pesë opsione, për një operacion eventual ushtarak.

Ato përfshijnë dërgimin e ndihmës në armatim dhe inteligjencë për kampin opozitar, një fushatë ajrore nga jashtë shteti, vendosja e ndalimit të fluturimit dhe tampon zonave, dhe ndërmarrja e një operacioni “sulmi dhe sigurimi” ndaj armëve kimike të regjimit të Assadit, transmeton Rel.

Letra e cila i është adresuar Calr Levin, që është kryetar i Komitetit për Shërbime Ushtarake në Senat, po ashtu paralajmëron për rrezikun e një hakmarrjeje nga regjimi i Bashar al-Assadit, dhe fuqizimi i islamistëve radikal.

Gjenerali Dempsey tha se një vendim për intervenim ushtarak në Siri është i natyrës “politike”.

Zyrtarët amerikan kanë paralajmëruar muajin e shkuar do t’i dërgojnë ndihmë në armatim, kryengritësve sirian.

Etiketa: ,