Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Policia kërkon më shumë kujdes nga shoferët për shkak të borës

Prizren Post | 13:44 - 17.01.2016

Prishtinë – Policia e Kosovës kërkon kërkon nga shoferët të kenë vigjilencë të shtuar dhe të jenë më të kujdesshëm për shkak të kushteve atmosferike.

“Policia e Kosovës iu drejtohet të gjithë pjesëmarrësit në trafik, e në veçanti drejtueseve te automjeteve, që të respektojnë shenjat e komunikacionit rrugor si dhe t’u përshtaten kushteve atmosferike gjatë ngasjes së automjeteve, sepse tani të reshurat ndikojnë në zvogëlimin e dukshmërisë në rrugë, ku në disa akse rrugore mund të paraqiten vështirësi në qarkullimin rrugor e sidomos në orët e vona dhe ato të hershme ku mund të paraqiten edhe ngrica”, thuhet në njoftimin e policisë.

Andaj me qëllim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor, Policia e Kosovës vazhdon “të apeloj tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë dispozitat ligjore të trafikut, të posedojnë pajisjet e nevojshme dimërore, të ju përshtaten kushteve të rrugës dhe kushteve atmosferike, pasi që këto norma ligjore janë vendosur për mbrojtjen e jetës së tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion”, thuhet në fund të apelit të Policisë./lajmi.net/


Etiketa:
Arivisti Company