Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për vjedhje


E mërkurë, 22 Korrik 2026
Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për vjedhje

Në njoftimin e publikuar, Policia bëri të ditur se kërkesa vjen nga Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim të prokurorisë kompetente.

“Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personit që shihet në fotografi. Personi i dyshuar kërkohet për përfshirje në veprën penale ‘Vjedhje’,” thuhet në njoftimin e Policisë.

Autoritetet u kanë bërë thirrje të gjithë qytetarëve që posedojnë informacione për identitetin ose vendndodhjen e të dyshuarit të bashkëpunojnë me Policinë.

“Për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tij, ju lusim të kontaktoni policinë në numrin e telefonit 192 ose përmes emailit: info@kosovopolice.com,” apelon Policia e Kosovës.


Burimi: klankosova

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit