Policia me plan operativë për sigurinë në shkollat e Prizrenit


E enjte, 17 Tetor 2024

PRIZREN – Me datën 17.10.2024 në orët e mëngjesit Stacioni Policor Prizren ka kryer disa kontrolle të befasishme në zbatim të planit operativë “ Siguria e nxënësve”.

Ne këtë plan kane qene te përfshirë shumë zyrtar policor si nga patrullat ashtu edhe nja hetimet dhe njësitë e tjera të stacionit të cilët janë ndarë në grupe dhe kanë majtë pika kontrolli në lokacione të ndryshme.

Cak i kontrollit kanë qenë autobusët që bartin nxënës dhe në bazë të dyshimeve disa prej nxënësve janë kontrolluar, kontrollet janë kryer me qëllim të parandalimit të veprave penale të ndryshëm e në veçanti është kërkuar për mjete të rrezikshme si dhe armë të ftohta e armë të zjarrit.

Gjatë këtyre kontrolleve fatmirësisht nuk është gjetur asgjë e kundërligjshme, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia e Kosovës do të vazhdoj me përkushtim në parandalimin e veprave penale dhe ofrimin e sigurisë për të gjithë qytetarët e veçanërisht do të përkujdesemi për sigurinë në shkolla dhe rreth tyre.

Etiketa: ,
Të fundit