Rinia studentore shqiptare skuq sërish Shkupin


E hënë, 18 Maj 2026
Rinia studentore shqiptare skuq sërish Shkupin

Protesta e radhës për shqipen përballë një pushteti që kërkon të flasë e të mendojë vetëm maqedonisht

Qindra studentë shqiptarë shkundën sërish Shkupin me një protestë për gjuhën shqipe, të privuar nga kjo në lëndën e fakulteteve që ndjekin.

Me këtë shkak por më shumë se kaq, kjo lëvizje rinore me elementë rebelimi ndaj një nacionalizmi tipik sllav anti-shqiptar, po tenton t’i tregojë pushtetit maqedonas se nuk mundet të vijojë më me politika persekutuese ndaj shqiptarëve, që në fakt janë këta kolonada kryesore që mban shtetin si faktor entik përcaktues.

Protesta u shoqërua me këngë patriotike dhe thirrje për të drejtat e studentëve, ndërsa në të morën pjesë edhe studentë nga Shqipëria dhe Kosova.

Gjatë tubimit, tre studentë janë shoqëruar nga autoritetet, për arsye që nuk janë bërë ende publike.

Organizatori i protestës, Mevlan Ademi, në një deklaratë për mediat e Tiranës, u shpreh se kërkesa kryesore e protestuesve mbetet njohja e gjuhës shqipe në provimin e Jurisprudencës.

Ai theksoi se studentët ado të vijojnë të kërkojnë zgjidhje institucionale përmes dialogut, duke e cilësuar këtë çështje si të drejtë themelore për barazi gjuhësore dhe akademike. /tesheshi


Burimi: mesazhi

Etiketa:
Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit