E hënë, 18 Maj 2026

Agjencia ruse e energjisë bërthamore “Rosatom” i bëri thirrje sot Evropës të ndihmojë në uljen e tensioneve rreth Centralit Bërthamor Zaporizhzhia, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve Tass, transmeton Anadolu.
Drejtori i përgjithshëm i “Rosatom”-it, Alexey Likhachev tha se situata përreth centralit është “në një pikë pa kthim”.
“E gjithë Evropa duhet të intensifikojë përpjekjet e saj tani për të ulur tensionin rreth Centralit Bërthamor të Zaporizhzhisë”, tha ai duke shtuar se ajo “Po lëviz shumë shpejt drejt pikës pa kthim”.
Likhachev theksoi se përshkallëzimi në centralin bërthamor përbën rrezik për vendet e Evropës Lindore.
“Gjithçka është afër, të gjitha kufijtë e vendeve të Evropës Lindore janë fjalë për fjalë qindra kilometra nga Centrali Bërthamor Zaporizhzhia. Dhe do të doja të theksoja se kjo lojë me zjarrin është kryesisht e rrezikshme për vendet e Evropës Lindore”, shtoi ai.
Situata rreth centralit, centralit bërthamor më të madh të Evropës dhe një nga 10 më të mëdhenjtë në botë, mbetet e tensionuar ndërsa shqetësimet vazhdojnë për një katastrofë të mundshme bërthamore, me Moskën dhe Kievin që akuzojnë shpesh njëra-tjetrën për sulme rreth objektit.
Që nga shtatori i vitit 2022, personeli i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike ka qenë i pranishëm në uzinë, e cila ka qenë nën kontrollin rus që nga marsi i vitit 2022.
Burimi: mesazhi
Etiketa: Aktuale
