Policia: Nuk ka helm në Zubin Potok, ishte naftë


E premte, 4 Shtator 2015

Zyrtarët Policor kanë kryer disa verifikime dhe kanë konstatuar se bëhet fjalë për një derdhje (rreth 100 litra) të substancave kimike e quajtur ‘ Pentan’.

Policia e Kosovës nëpërmjet një komunikate për media njofton se dje rreth orës 18:30, në Zubin Potok është ndier një kundërmim në ajër i derivateve – naftës që ka shkaktuar shqetësim te qytetarët të cilin kundërmim e kanë vërejtur edhe nëpër shtëpi.

“Menjëherë pas kësaj zyrtarët policor kanë kryer disa verifikime dhe kanë konstatuar se bëhet fjalë për një derdhje (rreth 100 litra) të substancave kimike e quajtur ‘ Pentan’, e cila ishte derdhur në kanalizimin kryesor të Zubin Potokut”, thuhet në komunikatë.

Sipas hetimeve preliminare në këtë rast ishte i involvuar i dyshuari (M. D viti i lindjes -1982 mashkull serb), i cili edhe është arrestuar.

Kjo derdhje e këtij lëngu pastaj ka depërtuar në lumin Ibër. Për rastin në fjalë janë njoftuar njësitet relevante duke përfshirë edhe institucionet kompetente për verifikim dhe konstatim të gjendjes, për marrjen e masave të nevojshme dhe të menjëhershme për të verifikuar mundësin përhapjes së substancës së lëngët dhe parandalimin ndonjë rreziku më të gjerë.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, i cili ka urdhëruar hapjen e rastit “Ndotja, de gradimi ose shkatërrimi i mjedisit”, dhe personi i dyshuar është dërguar në mbajtje.

Etiketa: ,
Të fundit