Prangoset një burrë në Leposaviq, i shkoi në shtëpi dhe e rrahu ish të dashurën


E diel, 19 Prill 2026
Prangoset një burrë në Leposaviq, i shkoi në shtëpi dhe e rrahu ish të dashurën

Është arrestuar një person në Leposaviq, pasi i njëjti i ka shkuar në shtëpi dhe e ka sulmuar fizikisht ish të dashurën.

Policia ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit, i dyshuar është dërguar në mbajtje, përcjell Klankosova.tv.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se në shtëpinë e saj kishte shkuar ish i dashuri i saj, i dyshuari mashkull kosovar dhe e kishte sulmuar fizikisht atë. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.


Burimi: klankosova

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit