Presidenti turk Erdogan shënon Ditën e Afrikës dhe përvjetorin e Bashkimit Afrikan


E hënë, 25 Maj 2026
Presidenti turk Erdogan shënon Ditën e Afrikës dhe përvjetorin e Bashkimit Afrikan

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, shënoi sot Ditën e Afrikës dhe përvjetorin e themelimit të Bashkimit Afrikan, transmeton Anadolu.

Në një postim në platformën sociale turke NSosyal, Erdogan përcolli urimet e tij me rastin e 25 majit, Ditës së Afrikës dhe përvjetorit të themelimit të Bashkimit Afrikan.

“E uroj me gjithë zemër Ditën e Afrikës më 25 maj dhe përvjetorin e themelimit të Bashkimit Afrikan, dhe dërgoj dashurinë dhe respektin tim për të gjithë miqtë tanë dhe për të gjithë vëllezërit dhe motrat e mia afrikane në mbarë kontinentin afrikan, me të cilët ndajmë lidhje të forta historike dhe njerëzore”, tha ai.


Burimi: mesazhi

Etiketa:
Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit