Prishtina fitoi Kupën e Kosovës – tani në pritje të licencimit për garat europiane


E hënë, 5 Qershor 2023

Prishtina e ka fituar Kupën e Kosovës, pasi në finale mposhti Gjilanin me rezultat 2-0.

Dy ekipet e nisën me kujdes të shtuar këtë duel, duke synuar të fitonin nga gabimet e njëra-tjetrës.

Me kalimin e minutave, Prishtina tregoi më shumë nga loja e tyre dhe krijuan më shumë raste.

Prishtina ishte më kërkuese dhe ia doli të realizonte golin e epërsisë në minutën e 67-të të takimit, kur zëvendësuesi Genc Hamiti i kaloi bardhë e kaltrit në epërsi, duke elektrizuar “Plisat” që ishin në stadium.

Në minutën e 74-të, skuadra gjilanase kërkoi penallti për lojë me dorë nga një lojtar kundërshtar, por VAR-i bëri të ditur se loja duhej vazhduar.

Për të shuar shpresat e tyre për trofeun u përkujdes Mergim Pefqeli, ai realizoi një gol nga distanca në minutën e 76-të për rezultatin 2-0.

Sipas rregullores, fituesi i trofeut kualifikohet për në Ligën e Konferencës, mirëpo KF Prishtina ende nuk është licencuar dhe këtë duhet ta bëjë sa më shpejtë të jetë e mundur, në mënyrë që të marrë pjesë në këtë garë.

Etiketa: , ,
Të fundit