E hënë, 2 Nëntor 2026

Nga 2 nëntori 2026, Komuna e Prizrenit ni zbatimin e programit të subvencionimit të transportit urban, përmes të cilit synohet që disa kategori të qytetarëve të përfitojnë udhëtim falas me autobusë urbanë.
Sipas njoftimit të Komunës, subvencionimi do të bëhet në vlerë prej 1.20 euro për kilometër, për një periudhë pesëvjeçare, me mundësi vazhdimi.
Përmes këtij programi, Komuna do të mbështesë financiarisht operatorin e transportit publik, me qëllim të mundësimit të udhëtimit pa pagesë për kategoritë përfituese.
Burimi: gazetaeprizrenit
