Problemet e mërgimtarëve gjatë aplikimit për të votuar në Kosovë


E diel, 21 Maj 2017

Një problem të ngjashëm e ka pasur edhe Fortesa Bytyqi, raporton KTV.

Ajo në rrjetin social Facbook ka kërkuar nga zyrtarët e KQZ’së që t’i mundësohet aplikimi.

Gjatë këtyre ditëve të fundit shumë votuesve nga mërgata u është pamundësuar dërgimi i aplikacioneve për t’u regjistruar, duke iu kthyer mbrapshtë e-mailat.

Megjithatë, në njoftimin e fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve thuhet se tani emailat janë funksionalë, derisa kanë ftuar mërgatën që deri në mesnatën e 22 majit, të mobilizohen dhe të dërgojnë aplikacionet, përkundër dekurajimit që po u bëhet me pengesa të tilla.

E, pikërisht interesimi i madh i tyre për të votuar përmes postës në zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit ka shtyrë Lëvizjen Vetëvendosje të kërkojë vazhdimin e afatit deri më 25 maj.

Në kërkesën e kësaj partie drejtuar KQZ’së thuhet se periudha e regjistrimit prej 15 deri 22 maj është tejet e shkurtër për t’u njoftuar, përgatitur dhe dërguar dokumentacionin e nevojshëm.

Kohavisioni nuk ka arritur të marrë një përgjigje nga kryetarja e KQZ’së, Valdete Daka dhe as nga zyrtari për media nëse afati për regjistrim do të shtyhet, pas problemeve të paraqitura së fundi.

Etiketa: , ,
Të fundit