E hënë, 2 Nëntor 2026

Prokuroria Themelore në Gjilan ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj një personi të dyshuar për vrasjen e një 27-vjeçari dhe foshnjës së tij tre muajshe, në fshatin Demiraj të Gjilanit.
Sipas njoftimit zyrtar, ngjarja ka ndodhur më 1 nëntor 2026, rreth orës 09:00, ndërsa i dyshuari me inicialet B.D., babai i viktimës 27-vjeçar, është ndaluar për 48 orë.
“Pas marrjes së informatës, në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet përkatëse policore dhe Prokurori i Shtetit, të cilët kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e rastit. Prokuroria ka bërë të ditur se më 2 nëntor ka paraqitur kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit pranë Gjykatës Themelore në Gjilan, Departamentit për Krime të Rënda. I dyshuari po hetohet nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Vrasje e rëndë”, e paraparë në nenin 173 të Kodit Penal të Kosovës”, shkruhet ndër të tjera në njoftim.
Prokuroria ka theksuar se hetimet do të vazhdojnë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, me qëllim të zbardhjes së plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Burimi: mesazhi
Etiketa: Aktuale