Pse Ortodoksizmi mban veshje të zeza?


E mërkurë, 7 Qershor 2017

Autor: Savash VELIU



… Më rikujtohen vitet e më hershme kur pata shkruar librin “Kthim në vetvete”, të vitit 2009, ku brenda saj kam theksuar hollësisht këtë çështje si fenomen në vete !

… Ekziston Mendimi se kjo veshje në të zezë është vetëm tek priftërinjt ortodoks të Egjiptitë e cila bartet si një traditë që ka rrjedhën e saj nga pikëllimi i pushtimit të tij nga Islami, gjë që nuk korespondon me faktin real, sepse të gjithë priftërinjtë dhe besimtarët ortodoks poashtu vishen në të zezë, sepse e di mirë këtë gjë nga shkaku se jetojë me sllavët ortodoks, të cilët vazhdimisht vishen me rroba të zeza.

Këto rroba të zeza sipas tyre “kurrë nuk do t’i hjekin derisa t’i dëbojnë muslimanët nga Egjipti”, është e saktë, por jo vetëm nga Egjipti, por gjetiu ku jetojnë ortodoksët në territoret e Perandorisë së shkuar Bizantin, e veçmas nga kryeqendra e ortodoksizmit – Konstantinopoja (Stambolli i sotëm)…

Murgjit ortodoks të Egjiptit këtë traditë të veshjes në të zezë e kanë trashëguar nga Çifutët e robëruar nga koha e babilonasve. Por gjithashtu, edhe sot çifutët ortodoks mbajnë të njëjtën veshje në të zeza. Megjithatë, problemi qëndron diku tjetër!?

Që kur Bizanti morri goditje zbrapsuese në kohën e parë si Perandori nga ushtria Islame, e udhëhequr nga Khalifi i mirënjohur Omer, që atëherë ortodoksët kristian fillojnë të veshin dhe të aplikojnë simbolet e tyre fetare që janë në të kuq dhe në të zezë, siç është rasti edhe shqiponja me dy kre në flamurat ortodokse, e cila poashtu është e zezë, që çuditërisht sot valavitet edhe tek flamuri ynë kombëtar, me çfarë arsye nuk e di..?!

Ndoshta kjo nga shkaku se, ortodoksët që jetojnë nën pushtetet islame do ti mbajnë këta simbole të zeza derisa t’i çlirojnë vatanet e tyre!? Përndryshe, kjo gjë nuk vërehet tek shtetet sllavo ortodokse që i kanë pushtetet në duart e tyre, sepse ata mbajnë shqiponjat e bardha me dy kre, siç janë; Rusia, Serbia, Mali i Zi etj… !?

Dmth. Sa i përket sllavo-maqedonasve Ortodoks kristian, më sakt VMRO-së, të cilët i njohë mirë në jetën e përditshme, ata veten e tyre e transmetojnë /simbolizojnë/ përmes dy ngjyrave, dhe atë “kuq e zi”!

Një gjë e tillë dihet mirë nga historia se, Kisha Rimo-Katolike për simbol të saj e kishte zgjedhur ngjyrën e Kuqe, si trashëgimtare e Perandorisë së lashtë Romako-Pagane, e cila legjionarët të asaj kohe i kishte të veshur në të kuqe, dhe ajo ngjyrë që atëherë si traditë u transferua gjatë kalimit të saj në fenë kristiane. Por, në Mesjetë Kisha Katolike u katandisë nga goditjet e brendshme duke u përçar në akiden e besimit dhe ajo nga kjo pahallësi do të merr teposhtëzën dhe si rezultat i saj ajo detyrimisht do të kërkoj shpëtimin e udhëheqjes duke u dakorduar që ajo të udhëhiqet nga dy administrata perandorake. Në këtë mënyrë ajo Brenda Kishës do të zbusë tronditjet fetaro-politike. Kurse, në vitin 1053, definitivisht Kisha Katolike do të ndahet në dy Perandori Administartive, në ate Romake dhe pjesa tjetër e mbetur e Perandorisë Lindore Bizante, e cila për baze të saj do të merr krahas ngjyrës së Kuqe tani edhe ngjyrën e Zezë dhe shqiponjën me dy kre, siç theksuam më lart…

Këtë rast të katandisjes mes tyre do ta shfrytëzoj mirë Perandoria (Halifati) Osman, ku dy Perandoritë nga frika e ritjes së Perandorisë (Halifatit) Osman, në vitin 1452 do të marrin vendim ti bashkojnë forcat përball Sulltanatit. Por, një vit më pas 1453, Perandoria (halifati) Osman. do të Rrethoj Kryeqytetin Perandorak Lindor Bizante – Konstantinopolin (Stambollin) dhe do ta mposht atë. Kjo ishte fillimi i fundosjes së dy Perandorive nga e cila do të rilind një Perandori Superfuqi e Madhe e Globit të udhëhequr nga Sulltan Fatih Mehmeti!

Dhe kjo do të zgjasë deri në vitin 1821, kur Patrikhaneja Ortodokse e Stambollit, do të bëj thirrje gjith-kristiane që të bashkangjiten për një kryengritje të përgjitshme kryqtare kundrejt muslimanëve, e cila do të përfundoj me pasuksses dhe si rezultat i saj, po aty, para dyerve të asaj patrikhaneje, nga osmanët do të dënohet me vdekje, Patriku Joakimos. Prej atëherë, e deri më sot dera e patrikhanes është e mbyllur nga vet klerikët e saj.

Për shkak të vrasjes së këtij patriku, ortodoksët ja 200 vite po ushqejnë hakmarrje ndaj muslimanëve. Kështu “Dera e Patrikhanes” do të mbetet e mbyllur derisa nuk dënohet me vdekje së paku edhe një udhëheqës apo një klerik musliman, nga ana e ortodoksëve.

Tani për tani ajo hasmëri nuk u realizua, por për atë rast ata do të formojnë Levizjen Pan-ortodokse, ku me dorën e zgjatur të saj, do të mundohen t’i realizojnë ato qellime tek popujtë Ballkanas përmes ortodoksëve greko-serb ndaj boshnjakëve, shqiptarëve, kurse Ermenët ortodoksë në Kaukaz ndaj Azerbejxhanasve, dhe Rrusët ndaj muslimanëve në shtetet e federatës ruse, poashtu pas tyre do të vazhdojne të bëjnë edhe Bullgarët, Romanasit, Ukrainasit etj…etj!

*Opinionet e autorëve nuk paraqesin domosdoshmërisht edhe opinionin e Prizren Post.

Etiketa: ,
Të fundit