PZAP ende pa vendim për ankesat e subjekteve politike


E martë, 26 Janar 2021

PRISHTINE – Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ende nuk ka marrë ndonjë vendim lidhur me ankesat e subjekteve politike për moscertifikimin e listave me kandidatët për deputetë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin, kryesuesi i Sekretariatit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, Mul Desku.

“Ende nuk është marrë ndonjë vendim, sot është afati i fundit”, pohoi ai.

Theksojmë se të premten, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka certifikuar listat e kandidatëve për deputetë të gjashtë subjekteve politike, në mesin e tyre edhe listën e Lëvizjes Vetëvendosje, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës Socialdemokrate.

KQZ-së, nuk ka certifikuar këto lista, për shkak se këto parti nuk i kanë zëvendësuar emrat e kandidatëve që në listat sipas Këshillit Gjyqësor të Kosovës, kanë pasur dënime për vepra penale në tri vitet e fundit.

Etiketa: , , ,
Të fundit