E hënë, 6 Korrik 2026

Gjashtë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot rreth orës 05:40 në rrugën Gjakovë–Prizren, në fshatin Xërxë.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës Sheremet Elezaj, tha për Klankosova.tv se në aksident janë përfshirë dy automjete.
Elezaj theksoi se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.
“Sot rreth orës 05:40, ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën Gjakovë-Prizren, në fshatin Xërxë. Në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete dhe për pasojë, gjashtë persona kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për trajtim mjekësor. Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore lidhur me aksidentin”, ka thënë Elezaj për Klankosova.tv.
Aksident i rëndë në Gjakovë: 4 të lënduar, një fëmijë i nënshtrohet operimit
Burimi: klankosova
