E mërkurë, 19 Gusht 2026

Policia e Kosovës ka ndaluar një person mbrëmjen e së martës dhe te ai kanë gjetur një armë zjarri.
Sipas njoftimit, rasti ka ndodhur në orën 22:10 të së martës, kur zyrtarët policorë të njësisë së hetimeve të stacionit policor në Kaçanik, gjatë patrullimit me automjet zyrtar, kanë vërejtur një person duke qëndruar në këmbë në parkingun e Varrezave të Dëshmorëve në Kaçanik.
âGjatë kontrollit të dokumenteve dhe verifikimit, zyrtarët policorë tek personi B.G (45 vjeç), kanë gjetur një armë zjarri ( pistoletë), së bashku me një karikator me 12 fishekë.â, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim dhe është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës”.
Arma e zjarrit është konfiskuar, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt hetimore.
Burimi: klankosova
