Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Quhet incident liturgjia e klerikëve shqiptarë në kishën e Novobërdës

Prizren Post | 13:12 - 13.08.2019

NOVOBËRDË – Ministri i Kulturës i Serbisë, Vlladan Vukosavleviq, e ka quajtur provokim liturgjinë e mbajtur kohë më parë në rrënojat e një kishe të vjetër katolike shqiptare në Novobërdë.

Një letër drejtuar Vatikanit, ky ministër shkruan se “peshkopët shqiptarë shkaktuan incident duke mbajtur liturgji në rrënojat e”, siç e ka quajtur ai, “kishës ortodokse serbe të Shën Nikollës në Novobërdë”. Këtë letër, sipas mediave të Beogradit, ai ia ka dorëzuar nuncit të Papatit në Beograd dhe shkëlqesisë së tij, Luciano Surijanit për kardinalin Xhanfranko Ravasit, kryetar i Këshillit për Kulturë të Papatit, transmeton Koha.net.

Siç citohet, ministri Vukosavleviq përmes letrës i bën thirrje kardinalit Ravas që të marrë iniciativë dhe të ndërmarrë hapa “në mënyrë që kleri katolik shqiptar në territorin e shtetit”, siç e cilëson ai,”të vetëshpallur të Kosovës të mos provokojë në këtë mënyrë pa nevojë tensione dhe të përdhosë monumentet fetare e kulturo-historike të popullit serb, origjina e të cilave, dedikimi dhe tradita janë të dokumentuara në literaturën e pasur profesionale ndërkombëtare”.

Sipas letrës së ministrit serb, Serbia dhe Vatikani kultivojnë raporte bashkëpunim të mirë dhe ia rikujton kardinalit se në shekujt 14 e 15 ka ekzistuar kisha Santa Maria del Monte Nuovo për besimtarët e ritit perëndimor, rrënojat e braktisura të së cilës qëndrojnë edhe sot në gërmadhat e Novobërdës dhe se besimtarët shqiptarë këtë lokalitet do të mund ta rregullonin dhe shfrytëzonin sipas dëshirës, citojnë mediat.


Etiketa:
Arivisti Company