Rafael Leao i ofrohet tri klubeve në Premierligë


E premte, 7 Gusht 2026
Rafael Leao i ofrohet tri klubeve në Premierligë

Rafael Leao mund të largohet nga Milani këtë verë, teksa përfaqësuesit e sulmuesit portugez kanë nisur të eksplorojnë mundësinë e një transferimi në Premierligë.

Sipas talkSPORT, Leao u është ofruar disa klubeve angleze, përfshirë Manchester United, Arsenal dhe Leeds United.

Përfaqësuesit e futbollistit kanë kontaktuar me këto klube për të mësuar rreth interesimit të tyre, por për momentin asnjëra prej këtyre qasjeve nuk pritet të avancojë drejt negociatave konkrete.

Në garë për shërbimet e Leao janë edhe dy klubet e mëdha turke, Galatasaray dhe Fenerbahçe, të cilat po monitorojnë situatën e sulmuesit.

Megjithatë, Leao vazhdon të jetë nën kontratë me Milanin edhe për dy vite të tjera, çka do t’i japë klubit italian fjalën kryesore për të ardhmen e tij.

Për momentin, e ardhmja e portugezit mbetet e hapur, ndërsa përfaqësuesit e tij po shqyrtojnë opsionet në treg, me Premier League që mbetet një destinacion i mundshëm.


Burimi: 04online

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit