E mërkurë, 29 Korrik 2026

Tre persona janë ndaluar në lidhje me rastin tragjik në rrugën A, ku si pasojë e rënies së kranit vdiq 26 vjeçari Ermal Sherifi dhe u lëndua edhe një punëtor tjetër.
Njoftimi u dha nga Prokuroria Themelore e Prishtinës.
“Bazuar në dyshimet fillestare dhe provat e siguruara deri në këtë fazë të procedurës, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar tre persona me inicialet A.Sh., nën dyshimin e kryerjes së veprës penale ââShkaktimi i rrezikut të përgjithshëmââ, si dhe B.S., në cilësinë e personit përgjegjës të kompanisë ndërtuese, dhe E.E., në cilësinë e personit të kompanisë investuese të projektit , nën dyshimin e kryerjes së veprës penale ââAsgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punësââ, nga neni 358, paragrafi.7 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
“Prokurori i Shtetit, brenda afatit ligjor, do të shqyrtojë kërkesën për caktimin e ndonjërën prej masave të sigurisë ndaj personave të dyshuar, në përputhje me dispozitat e Kodit të Procedurës Penale, si dhe do tâi ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti”.
Ky është 26-vjeçari që humbi jetën nga rrëzimi i vinçit në rrugën A
Burimi: klankosova
