E martë, 28 Korrik 2026

Sekreti për një tru më të ri janë gjuhët e huaja. Të flasësh më shumë se një gjuhe e rinon trurin të paktën 13 vjet, e kjo konfirmon si gjithnje që kultura e dija janë të paçmueshme.
Rezultati i një kërkimi i prezantuar në Federatën e Neuroshkencave Evropiane në Barcelonë nuk është i papritur, sepse të flasësh gjuhë të tjera përveç asaj mëmë ka vetëm benefite.
Por kësaj here shkenca ka konfirmuar nëpërmjet përllogaritjeve në vite sa ndikon në organizëm.
Puna kërkimore ka përfshirë rreth 900 vullnetarë nga vendet baske, që flasin pikërisht për arsye të vendodhjes flasin më shumë se një gjuhë, mes asaj baske, spanjisht apo frëngjisht.
Duke krahasuar moshën cerebrale biologjike me atë reale, rezultoi se te flasësh më shumë gjuhë sjell përfitime të jashtëzakonshme, në renditje të tillë që dikush që flet dy gjuhë kishte trurin 6 vjet më të ri, e kush fliste 4 , përfshirë pra gjuhën mëmë, 13 vjet më të ri.
Del në pah dhe një tjetër faktor, një kompetencë më e madhe liguistike dhe e moshës më të hershme, ndikonin ndjeshëm në kompetenca cerebrale më elastike dhe energjike.
Burimi: mesazhi
