E diel, 4 Tetor 2026

Real Madridi ka shfaqur interesim për një nga bashkëlojtarët e Jude Bellinghamit tek Anglia, pas fitores së thellë 7-0 ndaj Kroacisë.
“Tre Luanët” zhvilluan paraqitjen e tyre më të mirë nën drejtimin e Thomas Tuchelit, duke i shënuar shtatë gola Kroacisë, me Bukayo Sakën (2), Harry Kane (2), Anthony Gordonin, Bellinghamin dhe Morgan Rogersin që gjetën rrjetën.
Një paraqitje e tillë ka bërë që disa prej lojtarëve të tyre të jenë në qendër të vëmendjes, teksa Real Madridi ka shfaqur interesim për njërin prej lojtarëve të Tuchelit para afatit kalimtar të janarit.
Përfshirja e Jarell Quansahut në formacionin titullar të Anglisë para Trent Alexander-Arnoldit u vu në pikëpyetje nga disa tifozë gjatë përgatitjeve para ndeshjes.
Por, futbollisti i Bayer Leverkusenit e justifikoi përzgjedhjen e tij me një asistim për golin e Gordonit pak para përfundimit të pjesës së parë, ndërsa i dha “Tre Luanëve” siguri në krahun e djathtë, së bashku me Sakën.
Paraqitjet e shkëlqyera të Quansahut janë ato me të cilat tifozët e Leverkusenit janë mësuar që prej transferimit të tij nga Liverpooli në vitin 2025 dhe, jo çuditërisht, gjigantë të tjerë evropianë tani po e monitorojnë progresin e tij.
Pas largimit nga “Anfield” për vetëm 35 milionë euro, 23-vjeçari tani ka tërhequr interesimin e Real Madridit, i cili është ndër klubet që po e ndjek nga afër zhvillimin e tij, sipas “SportBILD”.
Thuhet se Bellinghami mund të luajë një rol vendimtar për ta bindur Quansahun të transferohet në “Santiago Bernabeu”, ashtu siç bëri edhe me Alexander-Arnoldin, por Real Madridi do të duhet të përballet me konkurrencë të fortë për firmën e tij.
Chelsea dhe Arsenali tashmë kanë bërë lëvizje për anglezin e gjithanshëm, i cili do të merrej nga Jose Mourinho për të luajtur në qendër të mbrojtjes, ndonëse aftësia e tij për të luajtur si mbrojtës i djathtë e bën atë një opsion edhe më tërheqës.
Real Madridi po kërkon të përforcojë alternativat në qendër të mbrojtjes para janarit, pasi ka pranuar tetë gola në shtatë ndeshjet e para të La Ligës.
Quansah shihet si një përmirësim i mundshëm në raport me Raul Asension dhe Antonio Rudigerin, por me kontratën e tij me Leverkusenin që skadon në qershor të vitit 2030, gjigantët e Bundesligës janë në një pozitë të fortë për të negociuar një shumë të madhe për njërin prej aseteve të tyre më të çmuara.
Një transferim i mundshëm te Real Madridi do ta ribashkonte Quansahun me Alexander-Arnoldin, një tjetër lojtar që u formua në akademinë e Liverpoolit.
Dyshja ka luajtur së bashku në 27 ndeshje në “Anfield”, përfshirë edhe debutimin e Quansahut në Premierligë kundër Newcastle United në gusht të vitit 2023.
Ai u inkuadrua në pjesën e dytë dhe ndihmoi skuadrën e Jurgen Kloppit të fitonte 2-1 në “St James’ Park”, ndërsa Alexander-Arnoldi ishte ndër të parët që e lavdëroi për paraqitjen e tij.
“Jarell Quansah, absolutisht fenomenal në ndeshjen e tij të parë për ne. Të hysh në një atmosferë dhe ambient të tillë është diçka e jashtëzakonshme. Dhe mënyra se si u paraqit dhe qëndroi në nivelin e duhur është e jashtëzakonshme”, kishte thënë ai në atë kohë.
Aktualisht, Tucheli preferon ta aktivizojë Quansahun si mbrojtës të djathtë para Alexander-Arnoldit te Anglia, duke përmendur aftësitë e tij defensive si një nga arsyet.
Ylli i Bayer Leverkusenit u preferua ndaj tij në ndeshjet kundër Spanjës dhe Kroacisë për këtë arsye, ndërsa ish-bashkëlojtari i tij te Liverpooli shkëlqeu kundër Çekisë, duke asistuar për Gordonin.
Një transferim i mundshëm te Real Madridi do ta ribashkonte Quansahun me Alexander-Arnoldin, një tjetër lojtar që u formua në akademinë e Liverpoolit.
Dyshja ka luajtur së bashku në 27 ndeshje në “Anfield”, përfshirë edhe debutimin e Quansahut në Premierligëkundër Newcastle United në gusht të vitit 2023.
Ai u inkuadrua në pjesën e dytë dhe ndihmoi skuadrën e Jurgen Kloppit të fitonte 2-1 në “St James’ Park”, ndërsa Alexander-Arnoldi ishte ndër të parët që e lavdëroi për paraqitjen e tij.
“Jarell Quansah, absolutisht fenomenal në ndeshjen e tij të parë për ne. Të hysh në një atmosferë dhe ambient të tillë është diçka e jashtëzakonshme. Dhe mënyra se si u paraqit dhe qëndroi në nivelin e duhur është e jashtëzakonshme”, kishte thënë ai në atë kohë.
Aktualisht, Tucheli preferon ta aktivizojë Quansahun si mbrojtës të djathtë para Alexander-Arnoldit te Anglia, duke përmendur aftësitë e tij defensive si një nga arsyet.
Ylli i Bayer Leverkusenit u preferua ndaj tij në ndeshjet kundër Spanjës dhe Kroacisë për këtë arsye, ndërsa ish-bashkëlojtari i tij te Liverpooli shkëlqeu kundër Çekisë, duke asistuar për Gordonin./GazetaExpress/
Burimi: 04online
