Renditja e FIFA-s, Shqipëria në vendin e 45-të


E enjte, 5 Maj 2016

Në muajin maj, kuqezinjtë e drejtuar nga De Biazi pozicionohen në vendin e 45-të. Referuar rivalëve tanë në Grupin A, të fazës finale të “Euro 2016”, më lart qëndron Zvicra, e 14-ta, ashtu si në muajin e shkuar. Diçka më poshtë është Rumania, në vendin e 19-të, e cila, po ashtu, nuk ka ndryshuar pozicion krahasuar me prillin.

Franca, vendi organizator i Kampionatit Evropian të kësaj vere, është në vendin e 21-të, në vend-numëro, ashtu sikurse edhe Shqipëria nuk ka pësuar ngritje apo zbritje në këtë listë. Kujtojmë se kulmin e kulmeve në këtë renditje, Shqipëria e pati në muajin gusht 2015, vendin e 22-të në FIFA. Një rekord historik në ranglistën e kombëtareve të gjithë botës. Sa për histori, vendi i 84-t ka qenë pozicioni më i keq, që ka pasur kombëtarja shqiptare nën drejtimin e Xhani De Biazit. Këtë pozicionim, kuqezinjtë e kanë pasur në muajt prill, maj, tetor dhe nëntor 2012.

Etiketa: , ,
Të fundit