E premte, 11 Shtator 2026

Richarlison ka kërkuar nga Tottenham Hotspur që t’ia ndërpresë kontratën dhe ta lejojë të largohet si lojtar i lirë.
Sipas BBC Sport, Tottenham ka refuzuar kërkesën e sulmuesit brazilian, pavarësisht se në kontratën e tij kanë mbetur edhe nëntë muaj.
Richarlison aktualisht është jashtë planeve të ekipit të parë dhe dëshiron rikthimin në Brazil. Në garë për shërbimet e tij është Vasco da Gama, që po tenton ta bindë 29-vjeçarin të rikthehet në futbollin brazilian.
Tottenham, megjithatë, nuk ka ndërmend ta lërë të largohet pa kompensim, duke mbajtur qëndrimin se kontrata e tij duhet respektuar deri në përfundim.
Burimi: 04online
