Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Rregullat e fshehta të censurimit të Facebook-ut i mbrojnë të bardhët nga gjuha e urrejtjes, por jo edhe fëmijët me ngjyrë

Prizren Post | 11:09 - 29.06.2017

“Ndiqini, identifikojini dhe vrisni ata,” pati deklaruar kongresmeni amerikan, Clay Higgins, republikan nga Luisiana. “Vritini të gjithë ata. Për hir të së mirës, vritini të gjithë.”

Thirrja e Higgins për hakmarrje të dhunshme kaloi e paprekur nga punëtorët e Facebook, të cilët e pastrojnë rrjetin social duke fshirë gjuhën ofenduese, transmeton Express.

Por një status i muajit May në Facebook nga poetja e Bostonit dhe aktivistja e fushatës “Black Lives Matter”, Didi Delgado nxiti një reagim ndryshe.

“Të gjithë personat e bardhë janë racistë. Filloni nga kjo pikë referimi, ose tashmë keni dështuar,” pati shkruar Delgado.

Statusi i tij ishte shlyer dhe llogaria e saj në Facebook ishte mbyllur për shtatë ditë.

Një grumbull dokumentesh të brendshme të rishikuara nga ProPublica hedhin dritë mbi udhëzuesit e fshehtë që mbikëqyrësit e Facebook i përdorin për të bërë dallimin mes gjuhës së urrejtjes dhe shprehjeve të ligjshme politike. Këto dokumente zbulojnë principet kryesore të këtyre vendimeve të parregullta. Për shembull, nxitja për dhunë e Higgins kaloi si e pranueshme sepse për cak e kishte një nën-grup specifik të myslimanëve – ata që janë të “radikalizuar” – ndërsa statusi i Delgados u fshi për shkak se i kishte sulmuar të bardhët në përgjithësi. 


Etiketa:

Bëni një koment