Rusia kërkon nga UEFA t’i shmang përballjet e saj me Kosovën


E enjte, 5 Maj 2016

Ministri rus dhe president i Federatës së Futbollit të Rusisë (FFR), tha se vendi i tij nuk e mbështet pranimin e Kosovës në UEFA dhe do të shmangë përballjet me këtë përfaqësuese.

“Rusia nuk e ka mbështetur propozimin, por në UEFA dominon demokracia. Shumica ka vendosur. Ky vendim duhet të pranohet”, ka thënë Vitaly Mutko.

Mutko, megjithatë, theksoi se kombëtarja ruse e futbollit do të shmang takimet me Kosovën deri në zgjedhjen e statusit politik të këtij vendi. Ai shprehu shpresën se UEFA nuk do të vë Kosovën dhe ekipin kombëtar rus në të njëjtën grup të kualifikimeve.

Pranimi i Kosovës sipas mendimit të president nderi të FFR-së dhe ish-nënpresidentit të UEFA-s, Vyacheslav Koloskov solli përçarje në futbollin evropian, për shkak se 28 anëtarë votuan në favor dhe 24 kundër dhe dy abstenuan.

“Praktikisht, gjysma votuan kundër federatës. Ka mospajtime rreth asaj se çfarë shkruan në statutin e Federatës dhe se si e shpjegoi Avokati i UEFA-s. Statuti thotë se UEFA mund të pranoj vetëm vende që njihen nga Kombet e Bashkuara, por OKB-ja ende nuk e ka njohur Kosovën si një shtet. Të udhëhequr nga kjo logjikë, kjo çështje nuk është dashur të diskutohet në UEFA! Megjithatë, shumica e shteteve anëtare të OKB-së tashmë e kanë njohur Kosovën, dhe ka një përplasje ligjore mes asaj që është shkruar në statut dhe shpjegimit të dhënë të UEFA-s “, tha Koloskov.

Kosova është bërë anëtare e 55-të e UEFA-s, ndërsa javën e ardhshme duhet të pranohet në FIFA, por Serbia ka paralajmëruar ankesë në Gjykatën e Arbitrazhit të Sportit me seli në Lozanë të Zvicrës.

Etiketa: , ,
Të fundit