SBASHK: Nëse doni qetësi në Arsim, shfrytëzoni ditët deri më 14 janar


E premte, 4 Janar 2019

PRISHTINË – Pavarësisht paralajmërimeve të sindikatës se arsimit se nëse nuk rritet koeficenti për mësimdhënësit në projektligjin për pagat, që nga 14 janari do të hynë në grevë të përgjithshme, askush nga institucionet e vendit nuk ka kontaktuar me ta.

Kështu ka bërë të ditur për klankosova.tv, kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari, i cili tha se kjo neglizhencë ka mundësi të ketë ndodhur për shkak të festave të fundvitit.

Megjithatë ai tha se kjo sindikatë pret që nga java e ardhshme të kenë takime intensive, pasi edhe një ditë më parë ai u ka nisur letër kryeministrit Ramush Haradinaj si dhe ministrit të Arsimit, Shyqiri Bytyçit.

”Kam dërguar dje letër tek kryeministri Ramush Haradinaj dhe ministri Shyqiri Bytyqi për tu takuar, por ende nuk kam marr përgjigjie nga askush”, u shpreh ai.

Kryetari i SBASHK-ut për klankosova.tv tha më tej se nëse nuk ndërmerr Qeveria vendime të reja në lidhje me këtë problem që mësimdhënësit kanë kërkuar ta zgjidhin, mësim nuk do të zhvillohet ashtu siç është paralajmëruar që greva të nis më 14 janar.

”Nëse duan qetësi në arsim le t’i shfrytëzojnë ditët e mbetura deri më 14 janar, në të kundërtën do të ketë grevë të përgjithshme” tha Jashari, njofton Klan Kosova.

Nga Qeveria e Kosovës ende nuk janë deklaruar lidhur me këtë paralajmërim të sindikatës.

Etiketa: , ,
Të fundit