Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Së pari Zoti, te të gjitha kombet normale!

Prizren Post | 02:32 - 07.07.2016

  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
Gentian JETISHI

Gentian JETISHI

Ateizmi nuk ka lidhje me kombin, dhe më së paku me kombin shqiptar. Njerëz të kombit tonë mund të zgjedhin të jenë të tillë por ndjenjën natyrale që Zoti na e ka dhënë për kombin s’kanë pse të e abuzojnë për të justifikuar rebelizmin ndaj Tij.

Të mos jesh fetar është vështirë e besueshme të konsiderohesh prej një njeriu kombëtar. Të dyja janë zgjidhje të lira. Por si të shenjta të që janë do ishte fatale që interpretimi për kombin t’u lihej jo fetarëve.

Më absurde që interpretimin për kombin në kontekstin shqiptar, kur dihet që të pafetë shqiptar s’kanë dhënë asnjë gjysmë kontributi për këtë kauzë shqiptare ndër vite. Fund e krye gjitha figurat kombëtare shqiptare ishin jo veç njerëz fetar, por shumë prej tyre edhe ekspert feje.

Feja apo kombi se cila vije e para është muhabet idiot që bëhet në kohën kur po para këtyre dyjave ata që e parashtrojnë këtë dilemë to vënin paratë, famën e gjithçka tjetër.

Një komb i madh çfarë është kombi ynë shqiptar, duhet në mënyrë ekstreme të punoj për të fuqizuar ndjenjën fetare/ e besimit tek njerëzit e kombit tonë si përkundër që në periudhë të tranzicionit dhe shkujdesi nacional veçse kemi shthurje të shprehur të shoqërisë, fundi pa dyshim që nuk është i mirë.
Lufta me Zotin, injorimi i Tij, lërja anash e Tij në angazhimet tona individuale dhe kombëtare pa dyshim që do të kthehet me injorimin e Tij ndaj nesh sa që siç. përmendet në hadith profetik dhe materializuar në realitetin tonë ‘Zoti lë që t’ju sundojë armiku i huaj, e ua marrin një pjesë të asaj që e keni në duar’.
Shqiptarët duhet të rimendojnë raportin e tyre me Zotin. Duhet të lirohen nga mendësia e dhunshme ateiste. Duhet shenjtërit t’i respektojnë siç bëjnë popujt dhe kombet e mëdha. Nuk jemi të vogël ne, jemi komb i madh.

Ne jemi krijesë e veçuar e Zotit dhe jemi mëkëmbës të Tij në atdhe, prandaj të gjykojmë e veprojmë mençur.

*Opinionet e autorëve nuk paraqesin domosdoshmërisht edhe opinionin e Prizren Post.


Arivisti Company