Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg nesër vizitë zyrtare në Shqipëri

Prizren Post | 20:20 - 09.12.2015

Tiranë – Pas takimit mësohet se kryeministri Edi Rama dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, do të japin një konferencë të përbashkët për shtyp.

Ditën e enjten, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Shqipëri. Kjo është konfirmuar nga burimet zyrtare të Këshillit të Ministrave të Shqipërisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Stoltenberg do të mbërrijë në Tiranë në orët e paradites, ku për nder të tij do të zhvillohet edhe ceremonia zyrtare e mirëseardhjes nga Kryeministri i vendit, Edi Rama. Pas kësaj ceremonie do të zhvillohet takimi mes dy delegacioneve.

Pas takimit mësohet se kryeministri Edi Rama dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, do të japin një konferencë të përbashkët për shtyp.

Këshilli i Ministrave të Shqipërisë është treguar i rezervuar për sa i përket temës së diskutimeve gjatë vizitës që do të realizojë nesër më Tiranë Stoltenberg, por pritet që të diskutohet për sfidat aktuale të sigurisë në rajon dhe më gjerë.


Etiketa:
Arivisti Company