Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

SHBA po përgatit propozimin për zgjidhjen e çështjes së Kosovës

Prizren Post | 10:58 - 06.07.2019

BEOGRAD – Ministrin e Jashtëm serb, Ivica Daçiq, e ka nervozuar deklarata e kryeministrit të Bullgarisë, Bojko Borisov, i cili i ka kërkuar shefit të ri të diplomacisë evropiane, Josep Borell, që të përfaqësojë qëndrimin e gjithë BE-së në lidhje me pavarësinë e Kosovës dhe jo Spanjën, shtetin nga i cili vjen ai në këtë post.

Kryediplomati serb gjithashtu tha se SHBA janë duke u përgatitur propozimin për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

Shefi i diplomacisë serbe, siç shkruan gazeta serbe “Danas”, përcjell Telegrafi, ka porositur kryeministrin bullgar Bojko Borisov që të respektojë qëndrimin e Bashkimit Evropian lidhur me pavarësinë e Kosovës dhe jo t’i mbajë leksione shefit të sapozgjedhur të diplomacisë evropiane, Josep Borell.

Duke reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit bullgar, Daçiq ka thënë se qëndrimi i Bashkimit Evropian është se “Kosova nuk është e pavarur.”

“Bojko, duhet të respektosh qëndrimin e BE-së, e jo t’i japësh leksion Borellit. Në çfarë ngjanë kjo, kjo është e neveritshme. Më së shumti më nervozon hipokrizia, mjaft më me këto. Të mos flas se ka fituar dekoratë nga ne [Borisov]”, tha Daçiq.

Shefi i diplomacisë serbe tha gjithashtu se Shtetet e Bashkuara janë duke u përgatitur propozimin për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, e cila, ndër të tjera, nënkupton se Beogradi duhet të ndërpres aktivitetet e lobimit për tërheqjet e njohjes së Kosovës, kurse Prishtina të heqë taksën ndaj importit të mallrave serbe.


Etiketa:
Arivisti Company