Shënime rreth antologjisë poetike Ikonë të autorit Tyran Prizren Spahiu


E diel, 18 Shtator 2022

Autori i Antologjisë, Tyran Prizren Spahiu, pas një pune të thellë hulumtuese ka ditur të përzgjedh me mjaft art dhe kulturë, me finesë dhe durim autorët e vecantë, emrat më të spikaturë që nga Tradila, Rilindja dhe deri në kohët moderne.

TYRAN PRIZREN SPAHIU

Ka kuptuar shpejtë botën e djallëzuar,
Kuzhinën kundërmuese të qenies njeri,
Mashtruesit, gënjeshtarët, ndoshta-intelektualët,
Ultësinë e pangopësisë të natyrës së ndyrë.

…si magjia kozmike në mbretërinë e qetësisë,
Ulur në fron altarin e poezisë,
Heshtja e gjithësisë ka rrëmbyer,
Botë kjo e burrave të mirësisë.

Në atë gjelbërim të dijes i çlodhur,
Mbuluar më mbarësi, shteg të lumturisë,
Jetëson ditët i urti i shkronjave,
Thonë, është poeti në botën e bukur.

Tek kroi i lashtësisë në shtegun e pashkelur,
Kalon ditët shoqëruar me qetësinë biblike,
Enden kujtimet në botën e përkryer e të pastër,
Përqafuar nga muzgu, largohet në errësirë.

Në IKONËN e shkronjave, takohet me poetët,
Simfoninë shpirtërore ka gjetur, baladën që deh,
Kalon jetën e rëndomtë me pendën në dorë,
Sa më larg nga zhurma e kuazi -shkrimtarit

Nga Vasil TABAKU

NJË PËRMENDORE POETIKE ME VLERA UNIKALE

Shënim rreth Antologjisë Poetike IKONË të autorit Tyran Prizren SPAHIU

Pa dyshim që është një punë mjaft serioze dhe me një përkushtim të rrallë profesional dhe akademik, ndërtimi i kësaj Antologjie monumentale me emrat poetik, më tingëllues të Universit Poetik Shqiptar dhe atij Botëror. Autori i Antologjisë, Tyran Prizren Spahiu, pas një pune të thellë hulumtuese ka ditur të përzgjedh me mjaft art dhe kulturë, me finesë dhe durim autorët e vecantë, emrat më të spikaturë që nga Tradila, Rilindja dhe deri në kohët moderne. Natyrisht zgjedhja që autori i Antologjisë është e vecantë, e rrallë e papërsëritëshme dhe mitike “IKONË”.

IKONË
Shtatëdhjetë e pesë poetë të IKONËS
Në këtë lapidar janë të jetësuar
Nga e kaluara me shkronja përcjellur
Shtegtojnë drejt shtegut të përjetësisë.

Mendoj se këtu qëndron dhe vlera e rrallë e kësaj antologjie e cila mendoj se është e para dhe e veçanta në llojin e përzgjedhjes dhe ndërtimit. Autorë prestigjioz si Dante Alighieri, Shakespeare, Homeri, apo Migjeni, Faik Konica, Lasgush Poradeci dhe gjer tek autoret bashkëkohore si Prend Buzhala, Adem Demaci, Ferik Ferra etj i japin antologjisë një peshë të jashtëzakonshme plot vitalitet dhe filozofi të thellë, ku poezia shëndrrohet në një monument të rrallë.Pikërisht veçantia krijuese në të cilën autori SPAHIU krijon atmosferën poetike me vlerat e autorëve që paraqet e bënë mjaft domethënëse krijimin e tij antologjik.

LASGUSH PORADECI
LLAZAR SOTIR GUSHO
Ndien luftën a eshpër nën lëkurë
Pakryer shkollën e kthye në mëmëdhe
Pogradeci qytet buzëqeshur mirëpret
Llazarin djalosh në krahërorin i përmalluar.

Një përqasje e tillë poetike është sa filozofi aq dhe poezi, sa meditim aq dhe vlerësim, sa shprehëse aq dhe komunikuese dhe mbresëlënëse. Unë shikjoj në këtë përqajse poetike edhe një tendencë të re, pra një prurje mjaft interesante dhe gjurmëlënëse. Kjo flet për kulturën e lartë artistike të autorit, thellësinë e mendimit dhe elegancën e shprehjes poetike mjaft ogjinale. Padyshim që kemi të bëjmë me një risi, një formë elegante dhe të bukur paraqitjeje të emrave të njohur e mbresëlënës në fushën e poezisë si atë modern, klasike dhe të periudhës së Rilindjes.Shpresoj se lexuesi do ta mirpresë një paraqitje të tillë antologjike dhe do ta vlerësoj maksimalisht. Autori Spahiu, në këtë Antologji, ka shpalosur vlerat e veta krijuese dhe improvizuese me një elegancë poetike të rrallë, por njëherësh dhe mjaft e vështirë për tu realizuar artistikisht dhe përshtatur vlerave të secilit autor. Mendoj se këtu qëndron dhe mrekullia krijuese e Spahiut dhe opusit të tij krijues, forcës dhe vitalitetit krijues, inteligjencës dhe kulturës së tij unike. Kjo Antologji është një dëshmi e mrekullueshme e punës së bukur dhe të vështirë të autorit Spahiu, gjë e cila e veçon atë nga shumë e shumë krijues të tjerë.

Që nga viti 2007 deri në vitin 2014, Vasil Tabaku punoi gazetar në Agjencinë Telegrafike Shqiptare ATSH.
• Aktualisht Vasil TABAKU punon si REPORTER per Shqipërinë me një Agjenci Ndërkombëtare Lajmesh
Veprat:
• 1. “Hyrja e Pranverës“, poezi, 1976.
• 2. “Në të gjitha ditët“, poezi, 1981.
• 3. “Me këngën time dhe jetën“, poezi, 1987.
• 4. “Ndërrimi i epokave“, studime, 1988.
• 5. “Bota në sytë e mi”, ese, 1990.
• 6. „Klithmë drite“, poezi, 1998.
• 7. “Vit i mbrapsht“, ese politike, l998.
• 8. “Zgjim i dhimbjes“, ese dhe studime social – shoqërore, 1999.
• 9. “Vështrim i ngrirë”, poezi dhe ese, 2000.
• 10. “Shqipëria në udhëkryq, apo politika e kryqëzuar?”, studime dhe artikuj politikë, 2001.

IKONË
Shtatëdhjetë e pesë poetë të IKONËS,
Në këtë lapidar janë të jetësuar,
Nga e kaluara me shkronja të përcjellur,
Shtegtojnë drejt shtegut të përjetësisë.

Kanë dhënë dashuri, viktimë, lotë, jetë,
Mbretëreshës së shkronjave, poezisë,
Janë aty bohemët, zonjat, mistreset, dashnorët,
Bashkuar me ndërkombëtarë, në qiellin sublim art.

Në mbretërinë e Pellazgëve tejet të lashtë,
Janë lindur emisarët e letërsisë shqipe,
Prore me popullin, dhimbjen, kënaqësinë, ekstazën,
Ndiejnë në thellësitë e shpirtit.

Janë ngritur luftëtarët për pavarësi,
Mbështetur me gjoks, pushkë, shkronja të shumtë,
Rrugëtuan bjeshkëve, varfërisë në acar,
Shënjestruar atdhedashurinë të shenjtën kauzë.

Rrugë të gjatë biblike kanë bërë,
Duruan barbari, egërsi nga djajtë e shëmtuar,
Çasti i burrërisë me gjak ariane, kuqezi,
Doemos të vendosur të arrijnë Bashkimin Shpirtëror.
TAMEJ
ZËRI I POETIT

Dëgjoni zërin tim, atë të poetit,
Zhgënjyer është, lëkundur nga vrazhdësia,
Xhelozojnë, vërsulen, mundohen të varrosin,
Vargjet e bukura, shumë të sinqerta.

Kërkojnë anashkalim, janë uzurpatorë të shumtë,
Kokëlartë ecin, ushqyer me prapambeturi,
106 Narcisoidët e pellgjeve ujin kanë ndotur,
Lexojnë shkronjat e kënaqësisë, në vargun tim.

Shikjo, fshehur janë pas hijes së djallit,
Vend ky i shëmtuar i ka mirëpritur,
Në atë oazë të ndotur, kundërmon edhe ajri,
Ndiejnë fuqinë e strofave të vëllimit letrar.

Por, në qenien e poetëve, mbretëron shija,
Vetëdijshëm janë për pasurinë e shkruar,
Lexojnë të etur, pyesin, ç’është duke ndodhur?
Njëri thotë heshtur, ‘’Burimin e lumturisë e gjeta.’’

Kuazi merr pendën, tenton të luftoj shkronjat,
Vërsulen ato si stuhia, ndjenjat dërrmojnë,
Lodhur nga mosdija, penën e artë qorton,
Kthehet koka në raft, shkruan vargje poetike Naryt*.

Etiketa: , , ,

Leave a Reply