Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Shkup: Protestuesit sulmojnë selinë e partisë së Ali Ahmetit

Prizren Post | 16:34 - 05.07.2014

Në ditën e dytë të protestave në Shkup, ka pasur pjesëmarrje më të ulët. Kësaj radhe protestuesit janë përqendruar në zonat e banuara kryesisht me shqiptarë.

Ata për disa minuta kanë gjuajtur me gurë selinë selinë e BDI-së në Çair. Të rinjtë kanë bllokuar rrugët në zonën e Çairçanjës dhe më pas janë nisur drejt Komunës së Çairit, ku janë përplasur me policinë.

Më pas situate është qetësuar, ndërkohë që policia ende është prezente në terren.Një ditë më herët një turmë më e madhe e protestuesve është përleshur më policinë, e cila ka përdorur pompa uji dhe gaz lotsjellës për t’i shpërndarë.


Etiketa:
Arivisti Company