E mërkurë, 27 Maj 2026

Në Tiranë është mbajtur protestë në mbështetje të studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, të cilët kërkojnë që provimi i jurisprudencës të mundësohet edhe në gjuhën shqipe, raporton Anadolu.
Me moton “Shqiptaria është me Shkupin”, protestuesit, kryesisht studentë nga Shqipëria, por edhe nga Kosova, janë mbledhur fillimisht në Sheshin “Skënderbeu”, duke theksuar se protesta nuk ka karakter politik.
Ata kanë kërkuar respektimin, sipas tyre, të të drejtave për gjuhën shqipe për studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut.
Protestuesit mbanin pankarta me mbishkrimet “Ne jemi bashkë”, “Një gjuhë na bashkon përtej kufijve”, Studentët për Studentët” dhe të tjera.
Pjesëmarrësit në protestë më pas kanë marshuar drejt Ambasadës së Maqedonisë së Veriut në Tiranë, duke mbajtur flamuj kombëtarë.
Studentët shqiptarë të Maqedonisë së Veriut së fundmi sërish kanë mbajtur një protestë në Shkup, duke kërkuar që provimi i jurisprudencës të mundësohet edhe në gjuhën shqipe.
Burimi: mesazhi
Etiketa: Aktuale