Shqipëria në politikën e jashtme karshi Serbisë duhet ta ndjekë Kosovën


E diel, 25 Nëntor 2018

PRISHTINË – Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, deklaroi se Shqipëria duhet ta mbështesë Kosovën në politikën e jashtme, përderisa komentoi kundërshtimin e kësaj të parës për taksën 100% ndaj Serbisë.

“Republika e Shqipërisë në politikën e jashtme karshi Serbisë duhet gjithsesi si masë e përmasë ta ketë Republikën e Kosovën”.

“Ne jemi një komb në dy shtete andaj nuk mund të kemi dy politika karshi Serbisë”.

Sa i përket vendimit të qeverisë Haradinaj për vendosje të taksës 100% ndaj Serbisë, Kurti tha se beson që do të ketë efekte pozitive.
Megjithatë, sipas tij, metoda nuk është adekuate dhe mungojnë përgatitjet.

“Në vend të reciprocitetit të plotë tregtar, politik dhe ekonomike midis Kosovës dhe Serbisë, që do të vinte nga përcaktimi për integritet dhe dinjitet shtetëror të vendit tonë, është vendosur adkoh një taksë 100% që me shume është gjobë taktike apo akt i dëshpëruar për shkak të sjelljes së Serbisë – sidomos me rastin e mos-anëtarësimit të Kosovës në Interpol”.

“Bojkotimi i produkteve të Serbisë, reciprociteti i plotë me Serbinë duhet të jetë parimi që për pasojë do të kishte me pastaj mos lejimin e mallrave të Serbisë”.

Etiketa: , , , , ,
Të fundit