Shtiu me armë në një parking në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, policia arreston të dyshuarin


E hënë, 6 Korrik 2026
Shtiu me armë në një parking në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, policia arreston të dyshuarin

Një person është arrestuar në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, nën dyshimin se kishte shtënë me armë zjarri në një parking.

Sipas njoftimit të policisë, ndaj të dyshuarit është sekuestruar një pistoletë me karikator dhe tre fishekë, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur 12 gëzhoja, transmeton Klankosova.tv.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.


Burimi: klankosova

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit